Manchester City po kalon ndoshta periudhën më të vështirë në histori.

Hetimi i Premier League për shkeljet e mundshme të FFP-së ka përfunduar dhe Qytetarët po përballen me akuza për më shumë se 100 shkelje në të gjitha sezonet nga 2009 deri në 2018, shkruan abcnews.al.

Njeriu që do të trajtojë çështjen e vështirë të klubit është një nga avokatët kryesorë të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Panick.

Në fakt, paga e tij pritet të shkojë edhe në të ardhurat e lojtarit më të paguar të City dhe në përgjithësi të Premierligës, Kevin de Bruyne.

Shuma që ai  mund të kërkojë nga klubi shkon në 1.8 milionë euro në muaj.