Raportimet nga Turqia për atë që ndodhi gjatë tërmetit vdekjeprurës janë vërtet tronditëse.

Sipas mediave turke, futbollisti i Malatyaspor, Baris Basdas, është hedhur nga kati i dytë gjatë tërmetit të parë të madh në Turqi.

Qendërmbrojtësi 33-vjeçar u hodh nga ballkoni i pallatit ku banonte dhe u plagos shumë rëndë, pasi ka fraktura në të dyja këmbët, por të paktën është gjallë.

Por dy shokët e ekipit të tij u gjetën të vdekur nën rrënoja.