Sergio Ramos ka qenë protagonist i një gjesti të shëmtuar mbrëmë.

Pas ndeshjes mes Paris Saint-Germainit dhe Bayern Munichut, futbollisti spanjoll doli nga kontrolli derisa ishte duke u përshëndetur me tifozët parisienë prapa portës.

Në fakt, ish-futbollisti i Real Madridit e kritikoi fillimisht një fotograf, që i ishte afruar shumë nga prapa, ndërsa më pas e bëri gjestin skandaloz duke e shtyrë me krejt fuqinë një fotograf tjetër, i cili po e kryente punën e ti.