Granit Xhaka ka këshilluar Arsenalin që të fokusohet te puna e tij teksa përgatitet për një përplasje “të madhe” me rivalin kryesor për titullin e kampionit, Manchester City.
“Nëse jemi të sinqertë, nuk po flasim për ndeshjen kundër Cityt”, tha ai. “Ne po shikojmë veten, ndeshje pas ndeshjeje. Nuk fituam me Brentfordin, morëm një pikë. Dhe e mërkura është e madhe – për ta, për ne. Pra, le të shohim se çfarë do të ndodhë”.
Mesfushori 30-vjeçar është njëri prej lojtarëve më të dalluar këtë sezon tek Arsenali. Xhaka ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 5 asistime në 29 paraqitje në të gjitha garat për ekipin nga Londra. Ai ka kontratë me klubin deri në vitin 2024, ndërsa së shpejti pritet ta rinovojë të paktën deri në vitin 2026.



























