Anglia do të rikthehet në fushë javën e ardhshme për të luajtur ndeshjet eliminatore të Euro 2024-ës, ndaj Italisë dhe Ukrainës, më 23 mars në transfertë dhe më 26 mars në shtëpi.

Trajneri Gareth Southgate ka publikuar edhe listën me futbollistët që do të grumbullojë për këto dy takime, teksa bie në sy mungesa e emrave si Raheem Sterlig, Trent Alexander-Arnold dhe Ben White, të cilët ishin pjesë e “tre luanëve” në Botërorin e Katarit.

Ndërkohë, për herë të parë marrin ftesë nga përfaqësuesja angleze sulmuesi i Brentford Ivan Toney, që po shkëlqen këtë sezon në Premier League dhe mbrojtësi i Crystal Palace, Marc Guehi.