Presidenti i Gjykatës Sportive të Katalonjës, Joan Maria Xiol, ka thënë për LaSexta se Barcelona mund të përballet me sanksione aq të rënda sa humbja e trofeve dhe ndalimi i përhershëm nga garat evropiane nëse ka prova për parregullsi në rastin “Negreira”, të cilat UEFA i konsideron të rëndësishme.

Meqenëse Barça pagoi ish-zëvendëspresidentin e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve Jose Maria Negreira mes viteve 2001 dhe 2018, klubit mund t’i hiqen trofetë e Champions League të fituar në 2006, 2009, 2011 dhe 2015.

Kjo do ta linte Barçën me vetëm një trofe të Ligës së Kampionëve, të cilin e fitoi në vitin 1992.

Kjo do të bënte që Real Madridi të kishte 13 tituj më shumë në Champions League se rivalët e përjetshëm. Për të mos përmendur Superkupat e mundshme të UEFA-s dhe Kupat e Botës për Klube të FIFA-s që mund t’i hiqen Barçës.

Përveç kësaj, ai deklaroi se La Liga, si UEFA, mund të zbatojë sanksionet e veta, pavarësisht nëse Prokuroria vërteton apo jo akuzat e saj.