Tashmë janë intensifikuar lajmet për prurjet e reja te Përfaqësuesja e Kosovës në prag të dy sfidave të muajit mars, transmeton VAR Kosova.
Sipas gazetarit Arlind Sadiku, Giresse ka ftuar Leart Paqaradën për herë të parë pas dy vitesh në skuadër. Kujtojmë që 28 vjeçari ishte larguar pas një mosmarrëveshje me trajnerin Challandes.
Pjesë e Kosovës për muajin mars do të jetë edhe bashkëlojtari i Paqaradës te St. Pauli, Betim Faziliji, ndërkohë befasi e këtij grumbulli është Albion Rrahmani, i cili këtë sezon për Ballkanin ka shënuar 16 gola në Superligë.



























