Prej kohësh tashmë ndikimi i basteve sportive po ndihet shumë në botën e futbollit, ku rastet e ndëshkimeve për presidentë klubesh apo lojtarë kanë qenë jo të pakta dhe rasti më i fundit vjen nga Kampionati anglez, Premier League.

Sipas mediave angleze, “bomberi” i Brentford, Ivan Toney, mund të pezullohet për një periudhë të gjatë kohore, pasi pranoi fajësinë për akuzat e shumta që lidhen me bastet sportive në futboll, akuza të cilat datojnë që prej vitit 2017.

Akuzat ndaj 26-vjeçarit u lëshuan dhjetorin e kaluar dhe tashmë do t’i duhet të përballet me një seancë dëgjimore në Federatën Angleze të Futbollit, e cila do japë dhe vendimin për Toney.