Gazeta spanjolle, Estadio Deportivo ka shkruar për sulmuesin e Mallorcas, Vedat Muriqi, i cili fitoi “Çmimin Special nga Komiteti Olimpik i Kosovës” si lauerate i vitit 2022, raporton VAR Kosova.

Në video mesazhin që Muriqi i kishte dërguar Komitetit Olimpik të Kosovës, kishte thënë që të përdorë fuqinë dhe kurajon e tij që sado pak të kontribuojë që Spanja ta njehë shtetin e Kosovës.

“Me këtë fuqi dhe kurajo që kam, shpresoj të ndihmoj shtetin tim, që Spanja një ditë të na njoh edhe si shtet” – kishte deklaruar ai.

Çështja e njohjes së Kosovës nga Spanja është misioni i dytë i Muriqit në shtetin iberik sipas Estadio Deportivo, e cila shkruan se njohja e Kosovës mbetet një çështje shumë e rëndësishme për kosovarët, siç dëshmon edhe fakti se Çmimi Special i Komitetit Olimpik të Kosovës, i ndarë për Muriqin, është bërë krenari dhe festim në mbarë vendin.



“Për Muriqin, si për shumë kosovarë të tjerë, njohja ndërkombëtare e vendit të saj është çështje drejtësie dhe dinjiteti dhe ata janë të gatshëm të vazhdojnë të luftojnë për të në të ardhmen” – thuhet në artikull.