Granit Xhaka ka thurur komplimente të veçanta për trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta, transmeton VAR Kosova.
Arsenali i udhëhequr nga Arteta është në rrugë të mbarë të fitojë titullin e parë pas 19 vitesh dhe Xhaka nuk ka kursyer lavdatat për trajnerin spanjoll.
“Ai e sheh futbollin krejtësisht ndryshe nga trajnerët e tjerë që kam pasur deri më sot dhe kjo i jep shumë merita.Nuk e di se çfarë po bën ai dita-ditës, por duhet të jetë çmenduri, le ta themi këtë, në një mënyrë pozitive!” – tha mesfushori me origjinë shqiptare për BeIn.
Kujtojmë që Arsenali ka 5 pikë më shumë se Manchester City i Pep Guardioles.



























