Skuadra e Mallorcas do të jetë pa sulmuesin Vedat Muriqi për ndeshjen kundër Real Sociedadit, ka njoftuar të hënën “Marca”.

Muriqi nuk do të paraqitet në këtë ndeshje për shkak të suspendimit, pasi në humbjen nga Elche u ndëshkua me kartonin e pestë të verdhë këtë sezon.

Dueli mes Mallorcas dhe Sociedadit, do të zhvillohet të dielën, ndërsa mungesa e Muriqit do të jetë e madhe për trajnerin Javier Aguirre.