Granit Xhaka është duke kaluar sezonin e tij më të mirë që prej transferimit në Arsenal, transmeton VAR Kosova.

Këtë sezon Xhaka ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar 5 asistime në 25 paraqitje në Premier Ligë.

Interesant është fakti se ai ka statistika më të mira ofensive se sulmuesi brazilian i Tottenhamit, Richarlison, i cili ndonëse është sulmues, nuk ka shënuar asnjë gol dhe ka dhuruar vetëm 2 asistime.

Për më tepër, Xhaka ka regjistruar 80 prekje në zonën e rrezikishme të kundërshtarëve, ndërkohë Richarlison vetëm 42 prekje.