Kapiteni i Gjilanit, Albert Dabiqaj ka shënuar pesë gola në fitoren e Gjilanit 5:1 ndaj Trepçës ’89.
Gjilani me fitoren e arritur në Mitrovicë, siguroi kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Te Trepça golin e vetëm e realizoi Ardian Muja.
Në sfidat tjera Prishtina ka eliminuar Ballkanin me fitore 2-0, Vushtrria ka mposhtur Beharin ndërkohë Llapi – Malisheva ka shkuar në vazhdime.