Mërgim Berisha pritet të ftohet nga Kombëtarja e Gjermanisë për sfidat e muajit mars, transmeton VAR Kosova.
Kosova ka shumë vite që përpiqet ta bindë Berishën, në mesin e shumtë të tjerëve, që ta pranojnë thirrjen për ta përfaqësuar vendin e origjinës.
Berisha, 24 vjeç, ka qenë synim i kamotshëm i Kosovës por ai nuk ka pranuar deri më sot të jetë pjesë e ekipit kombëtar verdhekaltër, duke pritur gjithmonë thirrjen e Kombëtares së Gjermanisë.
Ftesa si duket do të vjen këtë javë me SPORTBILD që raporton se ai është njëri nga tre lojtarët e rinj që do të ftohen nga Hansi Flick.
• Mergim Berisha (24/Sulmues/Augsburg)
• Malick Thiaw (21/mbrojtës/Milan)
• Vitaly Janelt (24/mesfushor/Brentford)