Sulmuesi anglez i Burnleyt, Nathan Tella, ka “ngritur në qiell” bashkëlojtarin e tij dhe njëherit portierin e Kosovës, Aro Muric, transmeton VAR Kosova.

Tella ka thënë se gjithmonë ndihet i qetë me Aron në portë, duke theksuar sigurinë qe e jep gardiani kosovar.

“Unë gjithmonë besoj në Aron. Jo vetëm në pritje por edhe kur e ka topin në këmbë. Është sikur një lojtar extra në fushë, ai bën pasime që unë as nuk i shoh, vetëm se kur më gjen mua. Ai (Aro) është shumë bashkëlojtar i mirë dhe komandon zonën mirë. Unë ndihem gjithmonë rehat me të në portë” – tha Tella.

Kujtojmë që Aro Muric ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon për Burnleyn, duke u paraqitur në 33 ndeshje në Championship.

Image