Trajneri i PSG, Christophe Galtier, ka konfirmuar mungesën e Neymar Jr. në sfidën e kthimit kundër Bayernit në Ligën e Kampionëve, transmeton VAR Kosova.
Tekniku francez konfirmoi se Neymar, i cili u lëndua dy javë më parë, nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e mesjavës në “Allianz Arena”.
Kujtojmë që PSG udhëton drejt Gjermanisë me një deficit minimal 0-1 nga takimi i parë i zhvilluar në “Parkun e Princave”.



























