Besfort Zeneli, vëllai i Arbër Zenelit ka nënshkruar kontratë të re me klubin IF Elfsborg, deri në verën e vitit 2025, transmeton VAR Kosova.

Besforti iu bashkua IF Elfsborg si një 6-vjeçar, dhe këtë vit mbush 21 vjeç. Prandaj ka luajtur gati 15 vite me fanellën verdhezi dhe ka kaluar të gjithë radhët e të rinjve deri në ekipin e parë, gjë që nuk është aspak e zakonshme. Gjatë sezonit të kaluar, ai udhëhoqi ekipin U21 të IF Elfsborg në SM gold, ndër të tjera, me shiritin e kapitenit në krah.

“Ky klub më ka ndihmuar mua dhe vëllain tim (Arbër Zenelin) dhe ka qenë aty që kur isha shumë i vogël. Këtu është vendi ku unë dua të shpërthej, kështu që unë shpresoj për këtë këtë vit. Më pëlqen shumë Elfsborg” – u shpreh ai.