Amir Rrahmani është pajtuar për ta nënshkruar kontratën e re me Napolin. Rrahmani do ta vazhdojë kontratën me skuadrën napolitane deri në qershor të vitit 2028.
Rrahmani ka luajtur 2521 minuta në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.
Sipas Gianluca Di Marzios, menaxheri i Rrahmanit, Adrian Aliaj, është takuar me zyrtarët e Napolit të premten dhe palët ishin pajtuar për të gjitha detajet e kontratës së re.
29-vjeçari do të nënshkruajë kontratën deri në qershor të vitit 2027, ndërsa do të ketë opsion automatik të rinovimit edhe për një vit tjetër, që do të thotë se është marrëveshje pesëvjeçare.
Rrahmani do ta nënshkruajë kontratën zyrtare me Napolin në ditët në vijim, me skuadrën që pritet të shpallet kampion në Serie A.
Rrahmani, megjithatë, është në dyshim për të luajtur në duelin kundër Juventusit për shkak se ka ndrydhje të lehtë të nyjës së këmbës së djathtë. Kështu ka shkruar të shtunën faqja zyrtare e Napolit.




























