Napoli është rikthyer te fitorja në Serie A, duke triumfuar në derbin e javës së 32-të, ndaj Juventusit.

Nëse Napoli mposht rivalin rajonal Salernitana në shtëpi të shtunën e ardhshme dhe Interi e ndal Lazion të fitojë në San Siro një ditë më vonë, Napoli do të shpallet kampion me gjashtë raunde të mbetura.

Ky do të ishte titulli i parë i Napolit në Serie A që kur Diego Maradona udhëhoqi klubin jugor në kampionatet e tij të mëparshme të ligës në 1987 dhe 1990.