Padyshim në çdo debat, që bëhet për të vendosur se kush është numri 9 më i mirë në historinë e brezit tonë, emri i “bomberit” polak, Robert Lewandowski nuk mungon, me sulmuesin, i cili edhe pse nuk gjen dot rrugën drejt trofeve me “katalanasit” sërish tregon që është ndër më të mirët për “punën” e tij, teksa ka shënuar deri më tani plot 27 gola e ka dhuruar 7 të tjerë.

Në një intervistë për mediat gjermane përpara përballjes me “galaktikët” e Real Madrid, polaku ka rrëfyer dëshirën e madhë që kishte në moshën 22-vjeçare në kohën kur ishte te Borussia Dortmund.

Lewa ka treguar se në atë periudhë kishte dëshirë të transferohej te Manchester United, por Jurgen Klopp, asokohe trajner i “verdhezinjve” nuk e lejoi dhe pjesa e mbetur më pas është histori.

“Isha vetëm 22 vjeç, doja të shkoja te Manchester United. Kam folur për këtë në kampin stërvitor me trajnerin dhe ai më tha: ‘Absolutisht jo Robert. Ne kemi nevojë për ty, duhet të qëndrosh’.”,- u shpreh gjatë intervistët “bomberi” polak.