Mbrojtësi i Napolit dhe njëheri kapiteni i Kombëtares së Kosovës, pësoi një lëndim në sfidën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton VAR Kosova.

Rrahmani u largua nga ndeshja kundër Milanit mbrëmjen e kaluar në minutën e 74-të, teksa sot është bërë e ditur në mediat lokale italiane se mbrojtësi kosovar ka pësuar ndrydhje të lehtë të kyçit të këmbës së djathtë.

Në bazë të vlerësimeve fillestare, Rrahmani mund të mungojë deri në dy javë nga fusha e blertë.

Kujtojmë që Napoli u eliminua nga Liga e Kampionëve ndërkohë që është në prag të shpalljes kampion në Serie A.