Nëse Lionel Mesi është në dilemë të madhe të qëndrojë apo jo në Paris, sidomos pas vërshëllimave të fundit të tifozëve, situata e tij është krejt ndryshe me fanellën e Argjentinës. Marrëdhëniet me klubin e Al Khelaifi tani janë në ngecje të plotë.

Në ndeshjen e me Argjentinën, më konkretisht miqësoren kundër Kurakaos, Leo Mesi tregoi edhe një herë përulësinë e tij. Pasi shënoi 3 gola në ndeshje, të cilat e çuan atë në arritjen e 100 golave me fanellën e Albiceleste, 35-vjeçari tregoi mirënjohje të madhe ndaj tifozëve të tij.

Madje, në fund të ndeshjes, kapiteni i kombëtares që fitoi Botërorin e kaluar u ndalua nga një tifoze, e cila i kërkoi një “selfie”. Teksa e pushton emocioni, vajza dështon në përpjekjen e thjeshtë për ta shkrepur foton kur duhej.

Ajo e fokuson Mesin duke bërë me gisht, diçka që tregon gjithë humanizmin njerëzor të kampionit, i cili me dashamirësi i jep leksione fanses, i tregon se si ta bëjë atë “selfie”, ngaqë ajo nuk po ia dilte dot.