Ardon Jashari pritet të largohet nga Luzerni, transmeton VAR Kosova.

“Duhet të jemi realist” tha së fundmi trajneri MArio Frick. Deri në janar të vitit 2022, Jashari kishte 28 minuta lojë me ekipin e parë. Ai tashmë është lojtar i rregullt dhe kapiten i skuadrës i cili luajti në Kupën e Botës. Vlera e tij ka shkuar në 6 milionë franga.

Klubet e interesuara për Jashari, i cili do të luajë edhe dy ndeshje për Luzernin janë Porto, RB Leipzig dhe Atalanta.

Vetë Jashari nuk ka dashur të flas shumë për të ardhmen e tij.