Për një kohë të konsiderueshme, sulmuesi anglez i Tottenham, Harry Kane, ka qenë në radarët e klubeve të mëdha europiane.

Tottenham ka vendosur çmimin për kartonin e tij. “Spurs” e vlerësojnë Kane me 115 milionë euro. Shumë klube si Real Madrid, Manchester United apo PSG që kanë qenë të interesuar, tashmë janë informuar rreth vlerës së kartonit të bomberit anglez.