Dy vjet pas transferimit të tij në Paris Saint-Germain, të gjithë indikacionet tregojnë se Lionel Messi do të largohet nga kryeqyteti francez dhe ka të ngjarë të vazhdojë karrierën e tij në ligën e Arabisë Saudite, pas ofertës “faraonike” prej 430 milionë eurosh nga Al Hilal për një sezon.

Disa media franceze dhe ndërkombëtare bien dakord që “pleshti” nuk do të rinovojë kontratën me kampionët francezë, të cilët sipas gazetës “Daily Mail” po e drejtojnë vëmendjen nga Anglia për zëvendësuesin e mundshëm të tij.

Në raportimin përkatës thuhet se PSG po tenton të sjellë në kryeqytet Michael Olise nga Crystal Palace. Mesfushori me tipare sulmuese francez 21-vjeçar ka kontratë me skuadrën londineze deri në verën e vitit 2026. Deri më tani në këtë sezon për skuadrën angleze, Olise ka luajtur në total 37 ndeshje, ku ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar 9 herë.

21-vjeçari francez ka një vlerë në treg sipas “transfermarkt” prej 27 milionë euro