Baseli zviceran ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Fiorentina në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Konferencës.
Kontribut në fitoren 2:1 të Baselit në Itali dha edhe Taulant Xhaka që asistoi në golin e parë të mysafirëve.
Braziliani Arthur Cabral shënoi për vendësit në minutën e 25-të, kurse Xhaka asistoi në minutën e 71-të për Andy Dioufin. Zeki Amdouni në minutën e dytë të shtesës shënoi për rezultatin e mirë nga gjysmëfinalja e parë.