Trepça dhe Peja ballafaqohen sonte në ndeshjen e 5-të të serisë finale të Superligës së Kosovës në basketboll.

Në palestrën Minatori në Mitrovicë do të zhvillohet ndeshja e 5-të dhe transmetohet direkt në Klan Kosova.

Ndeshja fillon prej orës 20:00, në palestrën “Minatori”.

Pas katër ndeshjeve të luajtura deri më tani rezultati është 2:2, me ekipet që kanë regjistruar nga dy fitore si vendase.