Trepça ka fituar ballafaqimin e parë me Pejën në finalet e play-off-it në këtë edicion të Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra nga Mitrovica pati një paraqitje fantastike në palestrën “Minatori” të stërmbushur nga tifozët që në fund panë skuadrën e tyre duke triumfuar me rezultat 94-86.