Edon Zhegrova është duke kaluar një sezon shumë të mirë me skuadrën e Lille, transmeton VAR Kosova.

Anësori i Kosovës ka tre (3) gola dhe pesë (5) asistime në 20 paraqitje këtë sezon në Ligue 1.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për VDN, Zhegrova tha se kalimi te Lille ishte vendim i qëlluar por që synon një klub më të madh.

“Kam marrë vendimin e duhur duke nënshkruar për Lille. Erdha me gjendjen e duhur mendore, jam duke përparuar. (…) Sinqerisht, nuk mendoj kështu (Shënim i redaktorit: qëndrimi në LOSC për një kohë të gjatë) Jam i lumtur këtu, por sigurisht që do të doja të shkoja në një klub më të madh më pas.” (VDN).

Më heret ishte raportuar se Arsenali kishte shprehur interesim për transferimin e 24 vjeçarit nga Prishtina.