Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani ka reaguar pas humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve.
Inter u mposht nga Manchester City 1:0 në finalen e madhe të mbajtur në Stamboll, më 10 qershor.
Ndeshja ishte shumë interesante, me të dy ekipet që kërkonin fitore, por në fund ia dolën anglezët.
Pas asaj ndeshje ka reaguar edhe Asllani, duke falënderuar të gjithë për përkrahjen.
Mesfushori gjithashtu u shpreh krenar që mbron ngjyrat e Interit.
“Një vit që kë ka dhuruar emocione që nuk do t’i harroj kurrë. Faleminderit të gjithëve që më keni shoqëruar në këtë udhëtim të jashtëzakonshëm. Krenar që jam zikaltër, faleminderit djema!” ka shkruar Asllani në Instagramin e tij.
Vlen të përmendet që 21 vjeçari nuk po gjen vetën nën drejtimin e Simone Inzaghit.



























