Nëse vazhdimësia e Paulo Sousas në Salernitana dukej praktikisht e vendosur, klubi kishte një opsion për të zgjatur kontratën edhe për një vit tjetër, pas rimëkëmbjes së jashtëzakonshme të skuadrës që nga ardhja e portugezit në shkurt, ndërhyrja e Napolit duket se ka ndryshuar gjithçka.
Sipas shtypit italian, portugezi ishte në Romë të premten për t’u takuar me presidentin napolitan, Aurelio Di Laurentiis dhe marrëveshja është në proces. Madje mund të vuloset në ditët në vijim, duke ditur se trajneri portugez ka një klauzolë që i lejon të lirohet nga Salernitana për 1 milionë euro, nëse aktivizohet deri në datën 20 qershor.
Në Napoli, Paulo Sousa do ta presë një kontratë dyvjeçare, me një opsion më shumë për të komanduar kampionët e Italisë. Madje ai do të ketë marrë edhe synimin për të mbajtur skuadrën e Spallettit me skemën 4-4-2, duke hequr dorë nga opsioni për tre mbrojtës që ai ka përdorur.



























