Trajneri i Kososvës, Alain Giresse është duke mbajtur konferencë për media, para dy ndeshjeve të radhës kualifikuese për Euro 2024.

Ndër tjera, ai foli edhe për arsyet e mosftesës së Hadërgjonajt, Berishës dhe Zenelit.

“Sa i përket Hadërgjonajt ka të bëjë me arsye personale që nuk ka mundur të vijë në këtë grumbullim. Sa i përket Berishës ka të bëjë me zgjidhje sportive. Me takon mua ta marr vendimin. Sa i përket Zenelit dhe Bytyqit ka të bëjë me minutazhin e pakët me ekipet respektive. Ndoshta nuk janë të gatshëm të mblidhen në këtë grumbullim. Ka të bëjë po ashtu me zgjidhje sportive”, tha Giresse.

“Sa i përket Mujës, është ftuar, por nuk ka erdhi në nëntor për miqësore. Në mars ka qenë pjesë e ekipit tonë. Sa i përket këtyre lojëve tani, ai ka kërkuar garanci për vendin e titullarit. I kam treguar se këtë nuk e ka të sigurt askush. I kam treguar se nëse mendon kështu, më mirë është të mos vije për të luajtur”, tha Giresse.

“Për Dakun ka të bëjë me zgjidhje sportive. Po ashtu në repartin e sulmit ka shumë lojtarë dhe kjo është arsyeja pse nuk e kam ftuar, edhe pse po tregon paraqitje të mira”, tha Giresse.