Gjyqtari nga Kosova, Genc Nuza do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen që Finlanda e luan kundër San Marinos në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Nuza ka njoftuar të premten se kjo është hera e parë në histori të futbollit të Kosovës që një gjyqtarit kosovar i besohet një ndeshje e nivelit të tillë.
Nuza do të jetë gjyqtari krytesor në këtë ndeshje, ndërsa do të ndihmohet nga Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, të cilët janë asistentët e tij.
Dueli mes Finlandës dhe San Marinos, zhvillohet të hënën në stadiumin olimpik të Helsnikit



























