Xhudistja kosovare Nora Gjakova është stolisur me medalje të argjendtë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Astana të Kazakistanit.

Kampionia jonë olimpike u ndalë në finale nga francezja, Sarah Leonie Cysique.Deri në finale, Nora arriti duke shënuar katër fitore, njërën pa luftë, në kategorinë deri në 57 kilogramë.