Ashtu siç raportohej nga mediat italiane, ashtu ndodhi.

Marcus Thuram ka zbarkuar pak çaste më parë në Milano për të kryer vizitat mjekësore me Interin dhe për të firmosur kontratën e tij si një lojtar zikaltër.

Sulmuesi francez erdhi me parametra zero nga Moenchegladbach, duke refuzuar kështu ofertën e Milanit dhe duke zgjedhur zikaltërit.

Kontrata e tij me Interin do të jetë pesëvjeçare dhe do të përfitojë 6 milionë euro neto në sezon.