DJ dhe influencuesja Gabriela Cavalin, e cila ishte në një lidhje Anthony deri pak javë më parë, ka akuzuar sulmuesin e Manchester United për dhunë në familje, kërcënime dhe lëndime fizike.

Siç raportojnë mediat braziliane, sulmi ka ndodhur në maj, ku Cavalin ka vendosur të raportojë incidentin vetëm dje pa e ditur nëse sulmi ka ndodhur në Brazil apo në Angli.

Man Utd winger Antony accused of 'domestic violence, threat and bodily  injury' by former partner | Goal.com US

Sulmuesi brazilian dhe Cavalin kanë qenë në një lidhje që nga fillimi i vitit 2022 dhe korrikun e kaluaj, ajo kishte njoftuar abortin e foshnjës, por tani përveç ankesës, ajo kërkon që të vendosen kushte kufizuese për ish-partnerin e saj në mënyrë që ai të mos mund t’i afrohet asaj.

Nga ana e policisë është konfirmuar denoncimi, por nuk janë dhënë detaje shtesë dhe tashmë të gjithë presin reagimin nga ana e futbollistit. Ky është incidenti i dytë në familje që Manchester United duhet të përballet në dy vitet e fundit, pasi më parë u përball me skandalin e Mason Greenwood.