Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka nisur mëngjesin e sotëm me një përshëndetje dhe mesazh për lojtarët e Kombëtares së Kosovës.

Në dy ndeshjet e muajit qershor, “Dardanët” barazuan fillimisht me Rumaninë 0:0, kurse më pas u mposhtën 2:1 nga Bjellorusia, kështu duke minimizuar gjasat për kualifikim tutje në Euro 2024, raporton KosovaPress.

Batatina postoi futbollistët e kombëtares sonë në “Facebook”, për të cilët tha se së shpejti do të shkruajnë historinë e re të futbollit kosovar.

“Mimengjesi ju themi me luanat tanë koken lart së shpejti do të shkruni historinë e re të futbollit kosovar  “Forca Kosova”, shkroi Batatina në “Facebook”.