Andi Hoti, që ka kontratë me skuadrën e Interit deri në vitin 2024, ka stërvitur me skuadrën e Magdeburgut të dielën, shkruan mediumi gjerman “Bild”.
Hoti në nivel ekipor së fundmi luajti për skuadrën e dytë të Freiburgut, ku përfundoi në pozitën e dytë me 73 pikë, një më pak se Elversbergu, në rangun e tretë të futbollit gjerman.
Ai ishte titullar i padiskutueshëm te kjo skuadër.
Për një periudhë të gjatë mungoi për shkak të lëndimit muskulor dhe e mbylli kampionatin me 23 ndeshje, ku shënoi një gol. Magdeburgu që bën gara në Bundesliga 2, pritet që ta zyrtarizojë Hotin sot.




























