Faqja e njohur e statistikave Sofascore ka publikuar formacionin më të mirë të sezonit 2022/24 në Ligën e Kombeve, e cila u mbyll para disa ditësh.

Sezoni i Ligës së Kombeve përfundoi me 18 qershor, ku Spanja triumfoi ndaj Kroacisë falë fitores në penallti me rezultat 5-4.

Megjithatë, pjesë e formacionin më të mirë të të gjithë sezonit në Ligën e Kombeve gjendet vetëm një spanjoll dhe asnjë kroat. Portieri Unai Simon është i vetmi pjesë e formacionin me një notë mesatare prej 7.22.

Por, ajo që bie në sy është prezenca e sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqit, i vetëm në majën e sulmit të formacionin më të mirë nga Sofascore.

Muriqi është i dyti me notën më të lartë në formacion , duke pasur mesatare prej 7.90, ndërsa para tij ishte vetëm Kvicha Kvaratskhelia me notë mesatare prej 7.95.