Drejtuesit e Chelseat ia kanë caktuar çmimin gjermanit Kai Havertz, i cili ka gjasa të largohet nga Londra këtë verë. Për kartonin e tij, klubi londinez po kërkon hiq më pak se 80 milionë euro, raporton “Daily Mail” të martën.
Te Chelsea e kanë marrë këtë vendim, duke pasur parasysh interesimin e Real Madridit për Havertzin, i cili mund të luajë edhe si sulmues. Reali po e sheh Havrtzin si zëvendësim ideal për francezin Karim Benzema që tashmë është larguar nga klubi.
Havertz është i gatshëm të largohet nga Chelsea, pasi tashmë ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2025.
23-vjeçari është pjesë e Chelseat prej vitit 2020, ndërsa edicionin e fundit ka shënuar 9 gola në të gjitha garat.




























