Tashmë është e konfirmuar, sulmuesi brazilian është lojtari më i ri i Al Ahli në Arabinë Saudite.

Pasi klubi i Liverpool nuk i rinovoi kontratën, Firmino mbeti një lojtar i lirë në fund të sezonit. Pati disa interesime nga klube nga Europa, por tashmë Firmino është konfirmuar zyrtarisht si lojtari i klubit saudit.

Kontrata e brazilianit me klubin do të jetë deri në qershor të vitit 2026 dhe do të gjejë si shok skuadre ish-portierin e Chelsea, Edouard Mendy.