Vetëm një sezon. Eksperienca e Andrè Onanës tek Interi nuk zgjati shumë. Portieri iu tha lamtumirë bashkëlojtarëve mëngjesin e së martës dhe u largua nga Appiano për të nisur një aventurë të re larg Milanos dhe Italisë.

Ka qenë Erik Ten Hag, ai që e ka kërkuar fort, tashmë trajner i tij në kohën e Ajax-it dhe sot në pankinën e Manchester United, ku Onana do të zërë vendin e David De Gea, i cili nuk e rinovoi kontratën që skadoi.

Interi, i cili e solli Onanën në Itali si transferim të lirë verën e kaluar, do të regjistrojë një fitim të konsiderueshëm kapital, duke pasur parasysh se Manchester United do të paguajë rreth 55 milionë euro, duke përfshirë bonuset, në arkat e klubit zikaltër.

Por tani Marotta do të duhet t’i japë Simone Inzaghit dy portierë. Përveç Onanës, në fakt, lamtumirën i ka dhënë Interit edhe Handanovic, pas 11 sezonesh. Profilet e ndjekura nga zikaltrit për momentin janë ato të Sommer, pjesë e Bayern Munich, dhe Trubin të Shakhtarit.