Emri i Bernardo Silva është rikthyer fuqishëm në lajmet e Barcelonës. Mesfushori me tipare sulmuese i Manchester City është një objektiv i vjetëri i trajnerit Xavi, i cili beson se portugezi do të përshtatej në mënyrë të përkryer në sistemin e tij dhe do të ishte një lojtar diferencial për shkak të talentit të tij, pasimeve brenda zonës dhe aftësisë për të shënuar.

Klubi katalanas e di që është e vështirë për të firmosur me të, por ata besojnë se kanë pak mundësi dhe që do të përpiqen për ta plotësuar kërkesën e Xavi.

Një formulë që mund të jetë e dobishme për Barçën për të arritur të sjellin portugezin mund të jetë huazimi me blerje të detyrueshme sezonin e ardhshëm dhe një tjetër pikë e favorshme është marrëdhënia e mirë që presidenti Joan Laporta mban me agjentin Jorge Mendes.

Presidenti i Barçës, Laporta, e pranoi publikisht përpara disa tifozëve që ka dëshirë të sjellë Bernardon në ekip.

“Do të doja që tani”, tha Laporta pasi u pyet nëse do e donte Bernardo silvën, duke konfirmuar se d otë dëshironte ta shihte portugezin si lojtar të Barçës.