Seria A, sezoni 2023-2024 ka lindur zyrtarisht. Përmes shortit përkatës është përcaktuar kalendari për sezonin e ardhshëm, i cili do të nisë në fundjavën e datës 20 gusht dhe do të përfundojë më 26 maj 2024. Kampioni në fuqi, Napoli, do t’ia rinisë në mbrojtje të titullit nga transferta me Frosinone.
“Fotogragfia”e javës së parë plotësohet me çiftet e tjera Bologna-Milan, Udinese-Juventus dhe Inter-Monza. Derbi i parë në Serie A i planifikuar është ai i Milanos, që quhet ndryshe i Madoninës, i cili do të luhet në fushën e Interit më 17 shtator.
Nuk ka pushim dimëror, do të luhet gjithashtu mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ka vetëm një raund ndeshjesh në mesjavë. Të gjithë do të sfidojnë kampionin në fuqi, Napolin, për t’i rrëmbyer kurorën që e fitoi pas 33 vitesh “agjërim”.
Përplasjet me rivalët direktë të kampionëve të Napolit
Napoli-Milan —– 29/10/2023 (java e 10-të)
Milan-Napoli —– 11/02/2024 (java e 24-t)
Napoli-Inter —– 03/12/2023 (java e 14-të)
Inter-Napoli —– 17/03/2024 (java e 29-të)
Juventus-Napoli —– 12.10.2023 (java e 15-të)
Napoli-Juventus —– 03/03/2024 (java e 27-të)
NDESHJET DERBI
Inter-Milan —– 17/09/2023 (java e 4-t)
Juventus-Torino —– 08/10/2023 (java e 8-të)
PUSHIMI DHE NDESHJET E MESJAVËS
Në Serie A (2023/24) do të ketë vetëm një raund të mesjavës, i caktuar për 27 shtator (java e 6-të), dhe siç u përmend nuk do të ketë pushim dimëror. Në vend të kësaj, do të ketë katër ndalesa për ekipet kombëtare: më 10 shtator, 15 tetor, 19 nëntor dhe 24 mars.
Sikurse dihet, Serie A luhet me dy faza, me sistemin vajtje-kthim dhe përbëhet nga 20 skuadra.




























