Kai Havertz është bërë viral në internet për huqjet e tij për gol vollej në sfidën MLS All-Star Skills, duke u bërë kështu lojtari i parë që nuk shënon asnjë gol në këtë sfidë, transmeton VAR Kosova.

Pasi nënshkroi për Arsenalin nga Chelsea, Havertz mori pjesë në sfidën e MLS-së me kros dhe volej, por ai nuk mundi të gjente rrjetën në asnjë moment. Ai goditi shtyllën disa herë, por u bë lojtari i parë në historinë e sfidës që humb çdo goditje.