Adnan Januzaj po bëhet gati për një klub të ri, transmeton VAR Kosova.
Mediat spanjolle raportojnë se anësori belg me prejardhje nga Kosova do të kalojë në Cadiz, gjatë këtij afati kalimtar.
Cadizi vlerësohet prej skuadrave të vogla në La Liga. Në edicionin e kaluar luftoi për mbetje në elitën spanjolle, ndërsa përfundoi në vendin e 14-të me 42 pikë. Kishte dy pikë më shumë se Valladolidi që u largua nga La Liga.
Kujtojmë që sezoni e kaluar Januzaj e përfundoi në Turqi, te skuadra İstanbul Başakşehir F.K. ku ishte në huazim nga Sevilla.




























