Lionel Messi ka vazhduar shkëlqimin me skuadrën e tij të re Inter Miami.

Ylli argjentinas ka dhuruar një tjetër paraqitje spektakolare ku Inter Miami u përball me Orlando Cityn në DRV PNK Stadium.

Të udhëhequr nga gjeniu argjentinas Lionel Messi, Inter Miami ka marrë një fitore të lehtë me rezultat 3-1.

Messi ishte fantastik në këtë duel duke realizuar dy gola, derisa një tjetër u shënua nga Josef Martinez nga penalltia.