Pasi kompletuan largimet e nevojshme nga klubi, tashmë “blutë” e Chelsea kanë filluar të bëjnë afrimet e nevojshme në prag të nisjes së sezonit 2023-2024, teksa ditën e sotme ka arritur të sigurojë një tjetër lojtar.

Bëhet fjalë për “yllin” francez të mesfushës së Rennes, Lesley Ugochukwu, me 19-vjeçarin që konsiderohet si një ndër talentet më premtues të kampionatit francez të futbollit, Ligue 1, si dhe të futbollit evropian, për të cilin, “blutë” derdhën plot 28 milionë euro.

Fabrizio Romano on Twitter: "Lesley Ugochukwu completed medical in UK as  new Chelsea player — deal to be signed on Sunday. ??? #CFC Decision to  be made very soon about potential loan

Pasditen e së martës erdhi dhe zyrtarizimi i adoleshtentit, i cili nënshkroi me “gjigandët” e Premier League, një kontratë 7-vjeçare, me opsion rinovimi për një tjetër vit, ndërsa paga e tij ende nuk është bërë zyrtare.