Kombëtarja e Kosovës është nisur nga aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë drejt Bukureshtit, ku nesër do të luajë ndeshjen tejet të rëndësishme kundër Rumanisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Dardanët udhëtuan me plot motiv, dëshirë e shpresë për rezultat pozitiv!

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar dy ditë më parë në Prishtinë, Kosova arriti të fitojë një pikë kundër Zvicrës fal një goli në “frymën e fundit” nga Vedat Muriqi.

Kujtojmë që Kosova kishte barazuar pa gola kundër Rumanisë në takimin e zhvilluar me 16 korrik në “Fadil Vokrri”.