Duket se momenti për të parë Armando Brojën në fushë nuk do të zgjasë edhe shumë kohë.
Sulmuesi shqiptar vazhdon të stërvitet me skuadrën e Chelsea dhe është duke kapur ritmin e dikurshëm para dëmtimit.
Klubi londinez ka postuar disa foto nga stërvitja e skuadrës, ku fokusin e ka kaluar edhe te Broja, i cili duket se është gati të hidhet në fushën e lojës dhe të ndihmojë skuadrën në golat e munguar.
Ditë më parë, Armando Duka njoftoi publikun se Broja do të jetë i gatshëm për sfidën që Shqipëria e luan kundër Çekisë në mes të muajit tetor.





























